Liga e Europës/ Kualifikohen në çerekfinale katër ekipet e para

Liga e Europës/ Kualifikohen në çerekfinale katër ekipet e para

20:45, 17/03/2022

Mësohen katër skuadrat e para që kalojnë më tej në Ligën e Europës, ku nuk pati shumë surpriza.

Barcelona arriti një fitore me përmbysje në transfertën e Stambollit përballë Gallatasarajit, e cila përfundoi në shifrat 1-2.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes së sotme, Atalanta u mjaftua me gol nga Boga dhe me rezultatin e sfidës së kaluar për t’u kualifikuar përballë Bajer Leverkusenit.

Berat Gjimshiti luajti 80 minuta, i cili u fut në fushë që në minutën e 10’, pas një dëmtimi të Toloit.

Në dy përballjet e tjera, Braga siguroi çdo gjë përballë Monakos në transfertë, ndërsa Rangers u ndihmua nga rezultati i sfidës së kaluar, pasi u mposht 2-1 nga Crvena Zvezda.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco