Siguria në finalen e Conference League në ‘Air Albania’, përfundon me sukses trajnimi i UEFA-s

Siguria në finalen e Conference League në ‘Air Albania’, përfundon me sukses trajnimi i UEFA-s

19:10, 17/03/2022

U përmbyll me sukses ditën e sotme trajnimi me temë “Safe and Security” që Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me UEFA-n organizoi për tre ditë me radhë.

Në këtë aktivitet që u zhvillua në kuadër të përgatitjeve intensive për organizimin e finales së madhe dhe historike të UEFA Europa Conference League morën pjesë drejtues të nivelit të lartë të institucioneve të vendit, duke nisur nga zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, Policisë së Shtetit, Shërbimit Zjarrfikës, Kompanitë e Sigurimit, Shërbimit të Urgjencave Mjekësore dhe Kryqit të Kuq.

Në ditën e fundit të kursit u shpërndanë edhe certifikatat për pjesëmarrësit, të cilët do të jenë të angazhuar në sigurinë e kësaj ndeshjeje finale, që është edhe eventi më i madh që vendi ynë ka pritur ndonjëherë në historinë e futbollit për nga përmasat dhe rëndësia.

Një grup trajnerësh i specializuar nga UEFA rreth sigurisë në stadiume ka zhvilluar për tre ditë radhazi trajnime me këto grupe të rëndësishme të instancave të shtetit, me qëllimin kryesor për të rritur dhe për të garantuar nivelin e sigurisë në këtë finale, që do të mbahet më 25 maj në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Trajnimet nga UEFA do të vijojnë edhe përgjatë muajit prill, i dedikuar tërësisht për Policinë e Shtetit, në kuadër të kësaj ndeshjeje të rëndësishme, jo vetëm për FSHF-në, por për të gjithë Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco