Southgate publikon listën e Anglisë për miqësoret, shpjegon pse la jashtë disa ‘yje’

Southgate publikon listën e Anglisë për miqësoret, shpjegon pse la jashtë disa ‘yje’

18:32, 17/03/2022

Kombëtarja angleze ka një brez të shkëlqyer futbollistësh dhe vendimet e Gareth Southgate krijojnë gjithmonë debat dhe diskutime.

“Tre Luanët” do të luajnë në shtëpi dy miqësore në fundin e marsit.

Trajneri i Anglisë ka grumbulluar 25 lojtarë për takimet me Zvicrën (26 mars) dhe Bregun e Fildishtë (29 mars).

Disa emra të rëndësishëm nuk bëjnë pjesë ndër të preferuarit e Southgate.

Mbi të gjithë Jadon Sancho, Fikayo Tomori apo edhe Markus Rashford.

Gjithsesi, trajneri i kombëtares ishullore e ka një shpjegim për të gjithë të pakënaqurit.

 “Kemi shumë lojtarë sulmues në përbërje, lojtarë që në idenë tonë të lojës janë një hap përpara Sanchos. Ai është përmirësuar në ndeshjet e fundit, por ka konkurrencë të madhe në atë pozicion ku luan.

I njëjti diskutim vlen edhe për Rashford, ai vetëm duhet të mendojë për të luajtur mirë sepse nuk është në momentin e tij më të mirë”, deklaroi Gareth Southgate.

Lista e lojtarëve të grumbulluar

Portierë: Pickford, Pope, Ramsdale

Mbrojtës: Alexander-Arnold, Coady, Guehi, James, Maguire, Mings, Shaw, Stones, White

Mesfushorë: Bellingham, Gallagher, Henderson, Mount, Rice, Ward-Prose

Sulmues: Abraham, Foden, Grealish, Kane, Saka, Smith Rowe, Sterling

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco