Agim Ademi deklarohet në lidhje me shoqërimin në polici: E tëra ishte vetëm një keqkuptim

Agim Ademi deklarohet në lidhje me shoqërimin në polici: E tëra ishte vetëm një keqkuptim

17:27, 17/03/2022

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është deklaruar pasi u përcoll në polici, për shkak të një konfrontimi me një zyrtar tjetër të FFK-së.

“Dje, për shkak të një debati verbal që pata me një koleg të FFK-së, i cili debat kishte qëllim krejt të mirë për të sqaruar një situatë nga marrëdhënia e punës në FFK, përfundoi pa shkas në polici dhe iu dha hov nga disa media dhe grupe të interesit, duke e shfrytëzuar situatën zgjedhore që kemi në FFK, me ç’rast unë përfundova për disa orë në polici”, ka shkruar Ademi.

“Pas deklaratave të të gjitha palëve të përfshira, u sqarua se e tëra ishte vetëm një keqkuptim, kështu që unë u lirova nga ndalimi dhe gjendem në mesin e familjarëve dhe kolegëve të FFK-së”, u shpreh tutje ai, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Ademi shprehu falënderim për bashkëpunëtorët e tij dhe komunitetin e futbollit për interesimin dhe mbështetjen.

“Njëherësh ju garantoj se do të punoj së bashku me ju për ngritjen e futbollit dhe avancimin e Federatës së Futbollit të Kosovës”, shkroi Ademi.

“Ju siguroj se së bashku me stafin e FFK-së do të vazhdojmë punën e madhe që na pret në organizimin e një procesi zgjedhor ligjor dhe të rregullt për datën 6 prill 2022, si dhe në organizimin e ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës këtë muaj”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco