VIDEO/ Federatat europiane urojnë Presidentin Duka për rizgjedhjen!

VIDEO/ Federatat europiane urojnë Presidentin Duka për rizgjedhjen!

17:11, 17/03/2022

Pas rizgjedhjes në krye të FSHF-së në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të 15 marsit, shumë prej drejtuesve të organizatave ndërkombëtare të futbolli dhe federatave europiane kanë uruar Presidentin Armand Duka për mandatin e ri.

Fillimisht, ishin Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, atë që me anë të telegrameve të urimit vlerësuan konfirmimin e Dukës në krye të FSHF-së dhe shprehën besimin se futbolli shqiptar do të vazhdojë të zhvillohet nën udhëheqjen e tij.

Ndërkaq, telegram urimi ka dërguar edhe Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, i cili me përshëndetjet më të përzemërta shpreh kënaqësinë që FSHF do të vazhdojë të drejtohet nga Armand Duka, duke vlerësuar edhe punimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore.

Presidenti i Federatës Belge të Futbollit, Robert Huygens ka uruar Presidentin Duka për rizgjedhjen duke shprehur besimin se të dyja federatat do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të mirë të futbollit edhe në të ardhmen.

Presidentin Duka e kanë uruar për rizgjedhjen edhe Conrad Kirkwood, Presidenti i Federatës së Irlandës së Veriut me anë të një letre zyrtare përgëzon FSHF-në dhe komunitetin shqiptar të futbollit, duke vlerësuar transformimin e futbollit shqiptar ndër vite.

Mesazhe urimi kanë ardhur gjithashtu nga Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, Presidenti i Federatës Rumune, Răzvan Burleanu, Presidenti i Federatës Moldave, Leonid Oleinicenco, Presidenti i Federatës Kroate, Marijan Kustic, Presidenti i Federatës Malteze, Bjorn Vassallo apo deri edhe te Presidenti i Federatës së Kazakistanit, Adilet Barmenkulov.

Më poshtë, edhe telegramet e urimit të dërguara në adresë të Presidentit Duka pas rizgjedhjes në krye të FSHF-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco