Anësori i Barcelonës, Ez Abde ka vendosur të përfaqësojë Maroccon para Spanjës

Anësori i Barcelonës, Ez Abde ka vendosur të përfaqësojë Maroccon para Spanjës

17:07, 17/03/2022

Anësori i Barcelonës, Ez Abde, është thirrur nga Kombëtarja e Marokut përpara ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës kundër Republikës Domenikane të Kongos në fund të këtij muaji.

Sipas “Diario AS”, të cilët raportojnë se thirrja e tij vjen tre muaj pasi ai hodhi poshtë mundësinë për të përfaqësuar Marokun në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe shprehu dëshirën e tij për të përfaqësuar Spanjën. Që atëherë ai ka ndryshuar mendje.

Ka disa faktorë për vendimin e tij. Maroku i ka dhënë të riut një shans për të luajtur në Kupën e Botës “Katari 2022”, ndërsa te Spanja, ai do të kishte kaluar kohën e tij tek përfaqësuesja U21.

Mungesa e rëndësisë së tij të fundit me Barcelonën ka pasur gjithashtuy një ndikim. Që kur Xavi mori drejtimin nga Ronald Koeman të Camp Nou në fund të vitit 2021, ai është rikthyer te Barcelona B dhe ka parë pak mundësi me ekipin e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco