FIFA planifikon të luajë Kupat e Botës çdo dy vjet nga viti...

FIFA planifikon të luajë Kupat e Botës çdo dy vjet nga viti...

22:56, 19/10/2021

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) është jashtëzakonisht serioze në synimin e saj për të organizuar “Kupën e Botës” çdo dy vjet.

Kupa e Botës  mbahet në Katar në 2022, në 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, ndërsa tjetra do të mbahet në 2028.

Presidenti i FIFA -s, Gianni Infantino i ka propozuar këtë ndryshim federatave kombëtare, raporton radio spanjolle Cadena SER.

Ky ndryshim do t'i përshtatej futbollistëve që do të kishin më pak ndeshje, por edhe klubeve që do të kishin lojtarë në dispozicion për një periudhë më të gjatë kohore.

Sipas modelit aktual, futbollistët mungojnë në ekipe për 50 ditë në vit, dhe në të ardhmen ajo periudhë do të reduktohej në 30 ditë.

Numri i ndeshjeve në eliminatore do të ulet në shtatë në dy cikle kualifikimi, në tetor dhe mars.

Gjithashtu u llogarit se ekipet kombëtare evropiane do të kishin 43 në vend të 44 ndeshjeve në ciklin katërvjeçar, ndërsa në Amerikën e Jugut 34 nga 38.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco