Pritjet  e De Gea-s shpëtuan United, Greenwood sjell triumfin dhe shkruan historinë

Pritjet e De Gea-s shpëtuan United, Greenwood sjell triumfin dhe shkruan historinë

20:27, 29/08/2021

Manchester United fitoi me rezultatin minimal 1: 0 në transfertë Wolverhampton në ndeshjen e javës së tretë në Premier League.

“Djajtë e Kuq” nuk zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, por për fat të mirë arritën të “rrëmbenin” tri pikët në fund.

Francisco Trincao humbi një mundësi të jashtëzakonshme në minutën e gjashtë për ekipin vendas. Ai kaloi portierin David De Gea, por gjuajtja e tij u ndaj nga Aaron Wan-Bissaka në vijën fatale.

Mundësitë për ekipin vendas u shtuan, por Joao Moutinho dhe Romain Saiss ishin të pasaktë në pjesën e parë. Nga ana tjetër, goli i Bruno Fernandes u anulua nga arbitri për pozicion jashtë loje në minutën e 38 -të.

Në minutën e 70 -të De Gea bëri dy pritje të jashtëzakonshme,  duke u bërë heroi absolut i fitores së United. Pas goditjes nga këndi, gardiani spanjoll bëri dy  pritje spaktakolare, duke mbajtur portën të pa prekur.

Nëse nuk shënon do të pësosh! E në këtë sfidë kjo shprehje vlen shumë, pasi futbollisti 19 vjeçar, Mason Greenwood realizoi në minutën  e 80-të dhe i dha fitoren skuadrës së tij.

Me golin e realizuar ndaj Wolves, Greenwood hyri në histori, pasi u bë adoleshenti i katërt që shënon 20 apo më shumë gola në Premier League. Kjo gjë u bë më parë nga Robbie Fowler, Wayne Rooney dhe Michael Owen.

Me këtë triumf, United shkoi në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Wolverhampton mbetet pa pikë pas 3 ndeshjeve të luajtura.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco