Depay bën heroin, Barcelona fiton me vështirësi ndaj Getafes

Depay bën heroin, Barcelona fiton me vështirësi ndaj Getafes

19:17, 29/08/2021

Barcelona ka fituar me rezultatin 2-1 në shtëpi përballë Getafes, në javën e dytë të kampionatit spanjoll. U mendua se do të ishte një fitore e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Ronald Koeamn të cilët në minutën e 3’ kaluan në avantazh me anë të Sergi Robertos.

Por Getafe reagoi shpejtë, dhe në minutën e 19-të të takimit Ramirez vendosi baraspeshën pasi finalizoi një aksion fantastik të miqve.

Megjithatë, Barcelona nuk u dorëzua dhe në minutën e 30-të gjeti golin e dytë dhe të avantazhit me anë të Depay. Kaq mjaftoi për blaugranasit pasi pjesa e dytë ishte pa shumë histori, me përjashtim të një goli të anuluar në dëm të Barçës në minutën e 83-të ku Arajuo ishte pozicion jashtë lojë.

Asnjë minutë për Rei Manaj nga trajneri holandez i cili vazhdon të mos e aktivizojë në kampionat sulmuesin shqiptar që shkëlqeu me katalanasit në fazën përgatitore në verë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco