Publikohet biseda e Ronaldos me mikun e tij: Portugezi e pranon se ishte afër firmës me Manchester City-n

Publikohet biseda e Ronaldos me mikun e tij: Portugezi e pranon se ishte afër firmës me Manchester City-n

17:50, 29/08/2021

Një regjistrim audio i Cristiano Ronaldos, ku ai flet me një mik të tij disa orë para se të transferohej tek Manchester United u shfaq në faqen e njohur sportive “Futmais”, teksa ylli portugez i futbollit pranoi qartë se Manchester City ishte seriozisht afër nënshkrimit me të.

Fituesi pesë herë i Topit të Artë u kthye tek Manchester United, por në një bisedë me mikun Palhinhas zbuloi se mund të kishte përfunduar edhe në radhët e një rivali të madh të “Djajve të kuq”.

"Palhinhas, si je? Situata ime do të përfundojë këtë pasdite, sonte ose nesër në mëngjes e shumta. Ose Manchester United ose Manchester City, të dy klubet po luftojnë për të nënshkruar me mua dhe gjithçka do të përfundojë  së shpejti," pranoi Ronaldo.

Ish -futbollisti i Juventusit foli edhe për Bruno Alves me të cilin ka një miqësi të vjetër, dhe si lojtari i lirë ia ofroi Nacional, një klub nga qyteti i tij i lindjes që luan në ligën e dytë portugeze.

"Kam dëgjuar se Nacional është në një situatë të vështirë, a jeni i interesuar për Bruno Alves? Mendoj se pavarësisht moshës mund të ndihmonte me përvojë dhe cilësitë. Ai ishte tek Parma dhe nënshkroi me Famalica-on, por ai u “prish” me trajnerin dhe ndërpreu kontratën. "A mendoni se është një opsion i mirë? Unë mendoj se është. Flisni me menaxherin ose dikë në klub, ai është lojtari i lirë për momentin," tha Ronaldo.

Në fund, Ronaldo nënshkroi kontratë dyvjeçare me Manchester United, dhe në “Old Trafford “do të fitojë rreth 25 milionë euro.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco