VIDEO/ Florian Kamberi shënon golin e parë me fanellën e Sheffield

VIDEO/ Florian Kamberi shënon golin e parë me fanellën e Sheffield

19:57, 21/08/2021

Futbollisti shqiptar, Florian Kamberi ka shënuar golin e parë me fanellën e Sheffield Wed. Sulmuesi kuqezi ka luajtur sërish nga minuta e parë kundër Rotheram. Pas një pasimi nga krahu i djathtë që e nxirrte me portën e boshatisur, Kamberi nuk do të gabonte për të tundur rrjetën dhe duke çuar shifrat takimit në 1-0 (minuta e 50-të).

Menjëherë nisi edhe festa me tifozët, për t’u çliruar edhe në aspektin psikologjik pasi po i mungonte goli. Kjo ishte hera e parë që sulmuesi arrinte të tundte rrjetën në “League One” me fanellën e ekipit të Sheffield Wed.

Në minutën e 77-të, Sheffield shënoi dhe sërish në portën e Rotheram, duke e mbyllur krejt takimin në 2-0.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco