Formacionet zyrtare: Inter – Genoa, ja si rreshtohen kampionët e Italisë në javën e parë

Formacionet zyrtare: Inter – Genoa, ja si rreshtohen kampionët e Italisë në javën e parë

18:10, 21/08/2021

Sezoni i ri i Serie A është gati të lundrojë. Kampionët e Italisë, Inter luajnë në orën 18:30 kundër Genoas së Davide Ballardini në San Siro. Simone Inzaghi nuk do të ketë për këtë sfidë në dispozicion, Lautaro Martinez, i cili është pezulluar, ndërsa Edin Dzeko do të zbres në fushë nga minuta e parë së bashku me Sensin.

Në mbrojtje përpara Handanovic gjithçka konfirmohet me treshen e provuar Skriniar, De Vrij dhe Bastoni ndërsa në mesfushë do të jenë Barella, Brozovic dhe Calhanoglu me Darmian dhe Perisic në krah.

Davide Ballardini përgjigjet me Sirigu në portë, Vanheusden, Biraschi dhe Criscito në mbrojtje. Si piston do të luajnë Sturaro dhe Cambiaso, ndërsa Rovella dhe Badelj në mesfushë me Hernani që mbështet dy sulmuesit Pandev dhe Kallon.

Formacionet zyrtare:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco