Bundesliga, rezultatet e pasdites: Dortmund 'bie' ndaj Freiburg, Wolfsburg merr kryesimin e kampionatit

Bundesliga, rezultatet e pasdites: Dortmund 'bie' ndaj Freiburg, Wolfsburg merr kryesimin e kampionatit

17:47, 21/08/2021

Java e dytë e Bundesligës nisi ditën e djeshme me suksesin e madh të Leipzig kundër Stuttgart (4-0) dhe vazhdoi këtë të shtunë me ndeshjet e pasdites. Në program, një duel i këndshëm midis Freiburg dhe Borussia Dortmund. Këta të fundit mund të merrnin të vetëm drejtimin e kampionatit, por verdhezinjtë u shtangën nga goli i shpejtë i Vincenzo Grifo (6 -të). Megjithë dominimin nga klubi Ruhr, Freiburg dyfishoi rezultatin me Rolland Sallai (53 -të). Autogoli  i Yannik Keitel riktheu shpresën tek Dortmund, por nuk ishte i mjaftueshëm për të përmbysur rezultatin. Freiburg fitoi 2-1 dhe u ngjit në vendin e dytë pasËolfsburg.

Ujqërit fituan ndeshjen e dytë radhazi. Ekip i Mark van Bommel fitoi me përmbysje 2-1 kundër Hertha Berlin,  duke u bërë skuadra e vetme me 6 pikë, teksa pret ndeshjen e Hoffenheim dhe Këln që luhet nesër. Në ndeshjet e tjera, Eintracht Frankfurt ndau një pikë me Augsburg (0-0) ndërsa Greuther Furth dhe Arminia Bielefeld barazuan përballë njëra-tjetrës(1-1). Ndërsa Bochum fitoi kundër Mainz (2-0).

Rezultatet:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco