Khabib: Më ofruan 100 milionë dollarë për t’u ndeshur me Floyd Mayweather

Khabib: Më ofruan 100 milionë dollarë për t’u ndeshur me Floyd Mayweather

12:46, 01/06/2021

Khabib Nurmagomedov, ish-kampioni i botës në peshën e lehtë, që u tërhoq nga sporti pak muaj më parë si i pamposhtur (29 fitore, 0 humbje), ka bërë me dije se nga Arabia Saudite ka ardhur një ofertë joshëse.

100 milionë dollarë për t’u përballur me një tjetër të mposhtur, ish-kampionin e botës, boksierin amerikan Floyd Mayweather.

Bëhet fjalë për një sfidë boksi mes Khabib dhe Floyd.

“Më ofruan 100 milionë dollarë. Nëse nuk besoni mund të pyesni edhe Floyd”, tha Khabib, që sqaron edhe përgjigjen që ka dhënë për këtë ofertë. “Unë jam tërhequr nga sporti. I kam thënë nënës time se s’do të duelojë më”, tha kampioni rus.

“Do ta mbaj fjalën që i kam dhënë nënës. Nëse nëna ime do të më lejojë të dueloj sërish, atëherë ndoshta rikthehem. Por tani për tani, më ka thënë të mos dueloj më”, tha Khabib Nurmagomedov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco