Jo vetëm Bonuci, një tjetër futbollist i Juventusit infektohet me Covid-19

Jo vetëm Bonuci, një tjetër futbollist i Juventusit infektohet me Covid-19

17:33, 01/04/2021

Problem në shtëpinë e Juventus sa i përket repartit difensiv. Pas konfirmimit të Leonardo Bonucit, një tjetër mbrojtës i bardhezinjëve është infektuar me Covid-19.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin turk, Merih Demiral, i cili nuk i ka shpëtuar infektimit nga virusi i rrezikshëm.

Lajmin për Demiral e ka dhënë vetë klubi italian përmes një njoftimi për shtyp, ku bëri të ditur se futbollisti është izoluar ndërsa do të jetë jashtë me siguri për dy ndeshjet e radhës ndaj Torinos dhe Napolit, teksa do të shpresojë të jetë gati për Genoan.

Tashmë, peshën e mbrojtjes në qendër do ta mbajë i vetëm De Ligt, edhe nën shoqërinë e një Chiellini në formën jo më të mirë të mundshme, ndërsa mund të përshtatet edhe njëri mes Alex Sandro apo Danilo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco