IKSHPK apelon sërish qytetarët të mos e përdorin për pije ujin e Badocit, shkak mangani

IKSHPK apelon sërish qytetarët të mos e përdorin për pije ujin e Badocit, shkak mangani

21:09, 08/09/2025

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njofton se analizat laboratorike të realizuara në ditët e fundit, rezultojnë me vlera të manganit të cilat tejkalojnë kufirin e lejuar të përqendrimit të manganit.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK apelon tek qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.

“Për zonat me emrat e rrugëve dhe oraret e furnizimit me ujë të pijshëm nga autobotet, ju lutem përcjellni komunikatat nga KRU ‘Prishtina’”, thuhet në njoftim.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco