Vdes në QKUK fëmija që ishte rrëzuar me trotinet elektrik në Gjilan

Vdes në QKUK fëmija që ishte rrëzuar me trotinet elektrik në Gjilan

10:49, 21/06/2026

Një fëmijë ka vdekur dje në QKUK.

Ai ishte duke marrë trajtim mjekësor, pasi para gati dy javësh ishte rrëzuar nga trotineti elektrik.

Ngjarje kishte ndodhur saktësisht më 8 qershor në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjilan.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve.

Rasti është cilësuar nga organet e rendit si “Vetaksident trafiku me fatalitet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco