Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektrinike, në të cilën ka miratuar disa vendime që lidhen me emërime në pozita të larta drejtuese dhe funksionimin e trupave të ndryshëm institucionalë.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, kabineti qeveritar ka miratuar emërimin e komisioneve të pranimit për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Komisionerit për Gjuhët dhe Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe ndryshimi dhe plotësimi i vendimit për themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike.
Qeveria ka vendosur gjithashtu të vazhdojë mandatin e Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut.
Këto janë të gjitha vendimet që janë marrë në mbledhjen e Qeverisë:
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Komisioner për Gjuhët.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
– Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 10/230, të datës 13 nëntor 2024, për themelimin e Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike.
– Miratuar vendimin për vazhdimin e mandatit të Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, i themeluar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 11/130, të datës 22.02.2023, i ndryshuar dhe i plotësuar me Vendimin Nr. 14/169, të datës 27.10.2023, Vendimin Nr. 19/218, të datës 28.08.2024, Vendimin Nr. 12/249, të datës 26.02.2025, dhe Vendimin Nr. 01/268, të datës 22.08.2025, Vendimin 10\280 të datës 19.12.2025, dhe Vendimin Nr. 16\05 të datës 19.03.2026, i vazhdohet mandati nga data 22.06.2026 deri me datën 22.09.2026.
© SYRI.net