Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu vlerëson se partitë politike duhet të bashkëpunojnë për procesin e zgjedhjes së presidentit.
Ai tha se deklarimet e deritanishme të opozitës nuk japin një sinjal të qartë për qëndrimin e saj.
“Nuk e di a do të ketë bashkëpunim, po është dashur të ketë një bashkëpunim. A do të ketë bashkëpunim nuk po mund ta lexojë nga qëndrimet e opozitës se janë deklarime konfuze”, është shprehur Spahiu.
Demhasaj: Pa marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje
Analisti Arton Demhasaj deklaroi për “Front Online” se partia fituese duhet të ndjekë rrugën e përcaktuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duke negociuar me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit para krijimit të Qeverisë.
“Partia fituese me shku me radhë ashtu siç e ka paraparë edhe vendimi i Kushtetueses që pas konstituimit të Kuvendit me u ulë e negociuar me partitë e tjera opozitare dhe me gjet emër për president dhe me u zgjedh e pastaj me ardh radha për krijimin e qeverisë dhe votimin e saj në Kuvend”, tha Demhasaj.
Demhasaj tha se tentimi për formimin e Qeverisë pa zgjedhjen paraprake të presidentit mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
“Nëse LVV e zbaton këtë vendim mund të ketë zgjedhje e nëse tenton që masë Kuvendit me krijuar Qeverinë pa e zgjedhur Presidentin atëherë gjasat janë që vendi me shkuar në zgjedhje. Nëse ulen të gjitha partitë për mi jep zgjidhje problemit”,deklaroi ai.
© SYRI.net