Protesta madhështore/ Populli, Diaspora dhe Rinia në kor thërrasin: Rama jepe dorëheqjen

20:39, 20/06/2026

Shqipëria nuk ka parë një protestë kaq madhështore. Janë me dhjetra mijëra në boulevard para kryeministrisë për ti thënë kryeministrit Edi Rama se i erdhi fundi dhe duhet të japë dorëheqjen

Nga Sheshi ‘Skënderbej deri tek Korpusi i Universitetit i gjithë bulevardi është me shqiptarë të cilët janë mbledhur për të kërkuar në kor : Rama jepe dorëheqjen! Revolucion.

Sot është dita e 21 –të e protestës kundër qeverisë Rama dhe në shesh kundër Ramës sot i janë bashkuar dhe mijëra nga diaspora.

Një protestues  tha se Rama ka dështuar në drejtimin e vendit ndaj duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit.

'Respekte për këtë protestë madhështore ndërkohë për ty kryeministër s'kam respekt. Ke dështuar në drejtimin e vendit mbaj përgjegjësi para ligjit. Populli të kërkon dorëheqjen. Diaspora të kërkon dorëheqjen. Rinia të kërkon dorëheqjen. Zoti kryeministër a ke ndërgjegje?  Rama jepe dorëheqjen, nëse ke pak ndërgjegje’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco