Përçarja brenda LDK’së, reagojnë edhe nga VV

Përçarja brenda LDK’së, reagojnë edhe nga VV

21:19, 23/06/2026

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas përplasjes brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku degët e kësaj partie në Pejë dhe Lipjan kanë kërkuar dorëheqjen e Lumir Abdixhikut si Kryetar i partisë.

Abdixhiku në reagimin ndaj këtyre kërkesave, ndër të tjera shkroi “si nuk u ngopën kurrë”.

Ka qenë deputeti i zgjedhur i VV’së, Ilir Kërçeli, ai që ka ironizuar me këtë deklaratë.

“Të njëjtën pyetje e kisha edhe unë gjatë fushatës për lidershipin e LDK-së. Si nuk u ngopët kurrë? 🙂”, thuhet në postimin e Kërçelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco