Kurti: Çdo biznes i udhëhequr nga gratë kontribuon në ndërtimin e një ekonomie më të fortë dhe më të qëndrueshme

Kurti: Çdo biznes i udhëhequr nga gratë kontribuon në ndërtimin e një ekonomie më të fortë dhe më të qëndrueshme

12:23, 20/06/2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në konferencën “Gratë në Biznes – She Rises”, tha se gratë që kanë zgjedhur të investojnë, të ndërmarrin iniciativa biznesore dhe të udhëheqin kompani po japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kurti theksoi se çdo biznes i udhëhequr nga gratë dhe çdo vend i ri pune që ato krijojnë kontribuon në ndërtimin e një ekonomie më të fortë dhe më të qëndrueshme.

Ai vlerësoi gjithashtu progresin e grave në jetën politike, duke thënë se vitet e fundit Kosova ka parë gjithnjë e më shumë gra që udhëheqin me dije, profesionalizëm dhe kompetencë të lartë.

Sipas tij, ky progres në skenën politike është dëshmi se kur grave u jepet hapësira dhe mundësia e nevojshme, ato arrijnë rezultate të rëndësishme dhe kontribuojnë në avancimin e shoqërisë.

Ai theksoi se një grua ekonomikisht e pavarur është një shtyllë e fortë për familjen, komunitetin dhe shoqërinë në tërësi.

Kryeministri shtoi se institucionet janë kujdesur që mbështetja për gratë të mos mbetet vetëm në nivel deklarativ, por të shoqërohet me masa konkrete përmes subvencioneve dhe lehtësimit të qasjes në financa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco