Kurti sërish i shmanget pyetjes për gazin amerikan, gazetarëve iu thotë se është me nxitim

Kurti sërish i shmanget pyetjes për gazin amerikan, gazetarëve iu thotë se është me nxitim

16:18, 20/06/2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish i është shmangur pyetjeve të gazetarëve mbi projektin e gazit amerikan.

Ai u pyet derisa po merrte pjesë në një ngjarje të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit kushtuar grave në biznes.

Duke dalë nga salla, pyetjes për gazin amerikan iu përgjigj duke thënë se është me nxitim dhe se i duhet të arrijë te një ngjarje tjetër.

Kosova së fundi po përballet me thirrjet e shpeshtuara të SHBA’së që të përfshihet në projektet e gazit të lëngshëm natyror amerikan.

Megjithatë, qeveria në detyrë ka thënë se është pro gazifikimit të linjitit dhe që Kosova të lidhet me terminalin në Vlorë.

“Vizioni ynë është që ne të bëhemi bashkë me Shqipërinë në terminalin e gazit të lëngshëm në Vlorë. Kosova ka gatishmëri të investojë në terminalin në Vlorë dhe paramendoni një situatë ku ne mund të kishim përqindje të aksioneve në terminalin e Vlorës dhe aty mund të vijë gazi i lëngshëm prej jashtë, të shndërrohet në energji elektrike dhe me interkoneksion prej 400 kilovoltësh e sjellim tek ne”, ka thënë ai./EO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco