Ç’duan kosovarët këtu në protestë...

Ç’duan kosovarët këtu në protestë...

Nga Elkier Bushkolaj - 21/06/2026

Nga: Elkier Bushkolaj

Në fakt, nuk ka gjë më ofenduese sesa kur dëgjon një kategori sejmenësh që thonë: “Ç’duan kosovarët në këtë protestë?”

Dëgjova edhe një oligark peshku që shtronte këtë pyetje dhe m’u kujtua se si, në vitin 1993, Adem Jashari me shokë i shkonte në shtëpi për homazhe babait të tij, Ndrek Lucës, ndërsa në vitin 2023 ky, nga rruga “Shkodra” në Beograd, na kërkonte ne provincialëve të falënderonim Ramën se po rikthente lidhjen vëllazërore me serbët.

Injoranca nuk është argument, sepse në fund të ditës, ku është dallimi mes një gjakovari dhe një tropojani të Malësisë së Gjakovës, apo mes një lumjani që jeton në Kukës dhe një lumjani që jeton në Prizren? 

Shqiptarët e Kosovës janë Dukagjinas, Hot, Kelmendas, Thaç, Gash, Krasniqe, Bytyç, ashtu siç janë pjesa dërrmuese e shqiptarëve të Shqipërisë londineze.

Shqiptarët e Kosovës janë në atë protestë, sepse për të shkuar në plazh, siç kanë bërë këto 36 vite, u duhet të paguajnë dy trarë, pa folur për çmimet e fryra të narkoresorteve.

Ata janë në shesh sepse Open Balkan dhe bashkëpunimi i karteleve të drogës shqiptare dhe serbe e dobësuan Kosovën.

Ata do të vijnë në këtë bulevard, ashtu siç kanë ardhur të parët e tyre për të mbrojtur Shqipërinë dhe siç kanë shkuar të parët tanë për të mbrojtur Dardaninë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco