I aftë të bëjë politikë, por jo të bëjë shtet!

I aftë të bëjë politikë, por jo të bëjë shtet!

Nga Çim Peka - 25/04/2026
  • Nga: Çim Peka

E paimagjinueshme sjellja e Albin Kurti me (mos)stabilitetin që ka nevojë Kosova. Gjatë gjithë kohës thotë se LDK dhe PDK nuk mund të kërkojnë marrëveshje për Presidentin pasi populli na i ka dhënë 51%; sot thotë: propozoni tre emra.

Pse sot po, e deri dje jo?

Ky mosseriozitet e dëmton Kosovën më shumë se këdo tjetër. Liderët shkojnë dhe vijnë, Kosova mbetet. Ibrahim Rugova, edhe me ata që ndoshta e donin të vdekur, ndante pushtet. Njëjtë votohej edhe ai, por për të, më shumë se copëtimi i opozitës, kishte rëndësi stabiliteti, demokracia dhe miqtë e Kosovës.

Marksistët, sado engjëj të duken në fillimet e tyre, rrugës kthehen në djaj.

A ishte në nevojë Albin Kurti për Kosovën? Patjetër që po, dhe ka qenë produktiv.
A po kthehet në problem? Çdo ditë e më tepër.

Kthejeni me këmbë në tokë këtë aventurier politik marksist. E mirëkuptonim kur besonim që SHBA po bënte marrëveshje në kurriz të Kosovës. Por sot, që SHBA po sillet me Kosovën më dashamirëse se çdo administratë tjetër, nuk mund ta mirëkuptojmë më. Të zgjedhësh Lulon e Brazilit, që nuk e njeh Kosovën, përpara Trumpit të SHBA-së, që në buxhetin e Pentagonit ka miratuar shpenzimet për mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, për hir të ideologjisë, duhet të jesh ose idiot politik, ose…

Një sfidë për Albin Kurti: merre edhe Batonin, meqë është bërë mbështetës i VV-së, dhe hajde në debat!

Ose dil në debat përballë Vjosa Osmanit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco