- 15:01, 08/05/2026
Nga Petrit Vasili/
Në një shtet që horrin e fal dhe të pafajshmin e dënon, halli zgjidhet vetëm në shesh.
Në një vend ku horri të grabit pronën por fajtor del ti, halli zgjidhet vetëm në shesh.
Në një shtet ku hajduti del pa faj dhe i vjedhuri poshtërohet, halli zgjidhet vetëm në shesh.
Në një shtet ku drejtësia hajdutët e qeverisë i nxjerr pa faj, kurse ata që respektojnë ligjin i dënon, halli zgjidhet vetëm në shesh.
Në një vend ku polici mbron kriminelët dhe rreth e dhunon qytetarët, halli zgjidhet vetëm në shesh.
Në një vend ku qeveria vjedh miliarda euro, ndërsa pensionisti nuk blen dot as ilaçet, halli zgjidhet vetëm në shesh.
Në një vend ku premtohet shëndetësia falas, por njerëzit e thjeshtë paguajnë qindra milionë euro nga xhepi i varfër i tyre, halli zgjidhet vetëm në shesh.
Në një vend ku edhe ai që duket mirë se ka një biznes, por mund t'ja shkaterrojë brenda natës, halli zgjidhet vetëm në shesh.
Në një vend ku një i ri nuk ka punë, nuk blen dot një shtëpi, nuk krijon dot familje nga varfëria, halli zgjidhet vetëm në shesh.
Në një vend ku në vend që të mbillen fruta e zarzavate mbillet drogë me ligj të qeverisë, halli zgjidhet vetëm në shesh.
Në një vend ku qindra mijra shqiptarë largohen për shkak të qeverisë dhe vendi mbushet me indianë, filipinas, nepalezë etj, halli zgjidhet vetëm në shesh.
Në një vend ku të mbysin plehrat dhe ndërkohe miliona euro për plehrat vidhen, halli zgjidhet vetëm në shesh.
Në një vend ku përditë varfëria vret të varfërit dhe pasuron rrugaçët, halli zgjidhet vetëm në shesh.
Në një vend ku kryeministri mashtron e gënjen dhe pastaj mbush xhepat e tij dhe të qeverisë, halli zgjidhet vetëm në shesh.
Në një vend ku televizionet e mediat e blera nga qeveria gënjejnë gjithë ditën në vend që të thonë të vertetën, halli zgjidhet vetëm në shesh.
Ndaj sheshi i protestës është zgjidhja, është largimi i ankthit, është çlirimi më i madh, është fitimi i lirisë, është fitimi i barazisë përpara ligjit, është mundësia e vetme që shqiptarët të rikthehen në token e tyre, është rikthimi i shpresës, është mposhtja e varfërisë.
Ndaj në shesh për të zgjidhur secili hallin që ka pllakosur familjen e tij.
© SYRI.net