Adi Krasta: Kryeministri i cili ktheu vendin e tij në narkoshtet e vodhi zgjedhjet u tha protestuesve 'Fuck you'

21:29, 23/06/2026

Adi Krasta, gazetari dhe moderatori i 'A Show' e nisi emisionin me një monolog ku komentoi deklaratën e turpshme të kryeministrit në Financial Times. Kryeministri i vendit u drejtua protestuesve me: Fuck you!
 

Monologu i Adi Krastës

Sipas analistëve dhe atyre pak që kanë qenë jo vetëm të guximshëm, por edhe të thellë e që kanë kuptuar më shumë sesa ç'dukej praktikisht në sipërfaqe, kanë thënë se kryeministri i 20%- shit të Bashkisë; Kryeministri i vendimit personal për kanabizimin e territorit të vendit;

Kryeministri që ka larguar 1 milion njerëz duke i trajtuar ata si turistë që shkojnë për të bërë qejf në botë.

Kryeministri i cili është akuzuar se ka vjedhur, ka blerë zgjedhje duke e tjetërsuar mënyrën e votimit në Shqipëri, praktikisht duke e paralizuar atë plotësisht.

Kryeministri që është akuzuar fuqishëm për marrëdhënie me grupet e kriminalizuara skajshëm, apo që ka qenë i dashuruar duke mbështetur gjithashtu një proces të kthimit të vendit të tij në një narkoshtet, duke mbështetur trafikun e fortë të drogave në pothuajse të gjitha kontinentet.

Ky kryeministër, i ka thënë në Financial Times sot njerëzve që dalin në bulevard për të protestuar, "fuck you".

Ky!

Dhe në fakt, ti dëgjon, natyrisht kupton një nonsens të madh, jo vetëm si një burrë narkoshteti, por edhe si një njeri i zakonshëm nuk do të duhej të dilte plotësisht nga vetja në momentin që ballafaqohet me një të vërtetë që ai ka menduar që e ka fshehur për kaq gjatë.

Ata që dalin sot prej 24, 20 e ca ditësh praktikisht në shesh, e që kanë bërë një nga protestat më të jashtëzakonshme, por që përballen megjithatë me mundësinë e suksesit po aq dhe të dështimit të protestës, duke patur parasysh që qëllimi i saj është rënia nga pushteti i kryeministrit Rama.

Ata gjithashtu po fillojnë të kuptojnë se opozitarizmi në këtë vend nuk ka filluar sot. Ai ka filluar gjatë gjithë kohës.

Ai ka qenë i pranishëm në kohën e Enver Hoxhës, ashtu, i butë, i shtruar, i vogël, por i mirëformuar dhe duke ditur çfarë kërkonte.

Ka qenë një opozitarizëm që ka funksionuar këto 35 vjet dhe që do të funksionojë pavarësisht se si është fati i kësaj proteste të jashtëzakonshme.

Por flasim pak për vjedhjen e territoreve të vendit dhe shkëmbimin e tyre për interesa apo qoftë edhe pse ashtu e ke vizionin, të shtrembër e ke vizionin për vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco