Kapet drogë me vlerë 60 mijë euro në Kaçanik, arrestohen dy shtetas të huaj

Kapet drogë me vlerë 60 mijë euro në Kaçanik, arrestohen dy shtetas të huaj

12:40, 21/06/2026

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për posedim dhe trafikim të narkotikëve, pasi gjatë një kontrolli në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit janë gjetur dhe sekuestruar mbi 17 kilogramë substancë e dyshuar narkotike.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 19 qershor 2026 rreth orës 17:30. Të arrestuarit janë një shtetas i Shqipërisë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 17 kilogramë e 834.6 gramë marihuanë, vlera e së cilës vlerësohet të jetë rreth 60 mijë euro. Po ashtu janë sekuestruar një fletore, dy telefona mobilë, dy automjete, si dhe para të gatshme në vlerë prej rreth 1,545 euro, 6,500 lekë dhe 5,360 denarë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco