Ferizaj: Gjendet një predhë e pashpërthyer

Ferizaj: Gjendet një predhë e pashpërthyer

17:56, 07/09/2025

Një person ka gjetur pasditën e djeshme një predhë të pashpërthyer.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Sipas raportit policor, ankuesi që e gjeti predhën informoi menjëherë njësitet policore.

Në vendin e ngjarjes doli njësiti për deminim i FSK-së, që tërhoqi në mënyrë të sigurt mjetin.

“Nuk raportohet për ndonjë incident”, deklaroi policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco