Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar emrin e Albin Kurtit si mandatar të qeverisë së ardhshme, në mbledhjen e 59-të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
Kurti, falënderoi delegatët për besimin dhe përkushtimin, duke theksuar se ky mandat i ri është një shans për një republikë të tretë, jo të shpallur si e re, por të rinuar dhe të përtrirë, e cila frymon me idealet përparimtare të rilindësve dhe synimet euroatlantike të vendit.
Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka mbetur gjithmonë subjekti me referencat më të qarta historike dhe me vizionin më të prerë për të ardhmen e Kosovës.
Kurti prezantoi programin e ardhshëm qeverisës, duke theksuar se do të vazhdojë forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, rritja ekonomike përmes prodhimit, inovacionit dhe eksportit, avancimi i arsimit cilësor dhe shëndetësisë moderne, fuqizimi i ushtrisë dhe sigurisë kombëtare, zhvillimi i projekteve të mëdha infrastrukturore dhe sociale, mbështetja për familjen dhe për punësimin e grave e të rinjve, si dhe përshpejtimi i integrimeve evropiane dhe euroatlantike, me synimin që deri në vitin 2030 Kosova të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Kurti shtoi se Republika jonë nuk është republikë multi-etnike, por republikë demokratike.
“Shoqëria është multi-etnike, kujtoi ai, ku të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe ku qeverisja bëhet për mirëqenien e secilit, pa dallim. Ai theksoi se ky mandat do të jetë mandati i progresit, i barazisë dhe i përparimit”, tha ai.
© SYRI.net