Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë

09:31, 07/09/2025

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë sot do të mbyllet për qarkullim të veturave.

Segmenti ku do të ndalohet qarkullimi është nga Ambasada e Kroacisë, deri te Pompa e Benzinës, për shkak të organizimit të Street Party Prishtina. 

Sipas njoftimit të Komunës, rruga do të mbyllet nga ora 08:00, deri në orën 03:00 të mëngjesit të 8 shtatorit.

Aktivitetet e festivalit fillojnë në orën 12:00 dhe përfundojnë në orën 22:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco