Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Policia e Kosovës njofton se rreth orës 19:30 ka pranuar informacionin për të shtëna me armë, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Në afërsi të shkollës së fshatit, ata kanë gjetur një person pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend.
Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për të ndriçuar rrethanat dhe motivet e rastit, ndërsa ende nuk ka informacione për të dyshuar apo arrestime të mundshme.
© SYRI.net