Një person ka mbetur i vdekur në Llapashticë të Podujevës pas disa të shtënave me armë.
Rasti ka ndodhur tek shkolla e fshatit.
Viktima është gjetur pa shenja jete në momentin që ekipet e emergjencës kanë arritur në vendngjarje.
Gazeta online Reporteri.net merr vesh se dëshmitarët kanë deklaruar se viktima është nga fshati Barilevë.
Ekipet e Forenzikës ndodhen në vendngjarje.
© SYRI.net