Ish drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Eugen Beçi i ftuar në “Cim Peka Live” në Syri Tv mbrëmjen e 4 shtatorit paralajmëroi se kryefjalë e takimit të kreut të SPAK, Altin Dumani në DASH, ishin grupet e strukturuara kriminale shqiptare, të përfshira në tregtinë e kokainës nga Amerika Latinë në BE.
Këto grupe vitet e fundit janë kthyer në aktorë të rëndësishme në tregtinë ndërkombëtare të kokainës, ndërsa në Shqipëri, Kryeministri i vendit u ka krijuar akses të pastrojnë miliarda euro kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe në turizëm.
Duke u bazuar në këto indicie, Beci tha në “Cim Peka Live” se SHBA ka vendosur të shpallë organizata terroriste grupet që trafikojnë kokainë nga Amerika Latine në BE dhe SHBA.
"Organet ligjzbatuese amerikane kanë thënë se narko trafiku është terrorizëm. Duke qenë se drejtuesi i SPAK i një republike që me shtetasit e saj ka dhënë prova se është narko trafiku kryesor në Amerikën Latine, së fundmi në Brazil e vende të tjera, atëherë unë tërheq si konkluzion. Orientimi i parave që të kam dhënë është narkotrafiku është terrorizëm dhe është prioritet"
Kryeministri Edi Rama prej muajsh ka marrë monopolin e lejeve të ndërtimit në vend, teksa rezulton se përfaqësues së grupeve të strukturuara kriminale kanë marre leje ndërtimi si në rastin e Elvis Docit apo Altin Hajrit.
Para në sektorin e ndërtimit kanë pastruar dhe grupi i Suel Çelës dhe të Çopjave, që kanë qarkulluar tonelata kokainë në Evropë.
Agjencitë ligjzbatuese kanë ngritur alarmin se perse autoritetet shqiptare nuk morën asnjë masë, për miliona euro që u injektuan në ndërtim.
© SYRI.net