“A e dini ku kemi ardhë”, Gërvalla i kthehet ashpër gazetares që e pyeti se a do ta propozojnë mandatarin te Presidentja

“A e dini ku kemi ardhë”, Gërvalla i kthehet ashpër gazetares që e pyeti se a do ta propozojnë mandatarin te Presidentja

15:45, 05/09/2025
Deputetetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër kur është pyetur sot nëse VV do ta propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë tek Presidentja Vjosa Osmani.

“Si do të veproni tani, pasi po e konsideroni që Kuvendi është konstituuar? A do ta propozoni mandatarin te Presidentja?”, ishte pyetja që iu bë Gërvallës.

Ajo i është kthyer gazetares duke i thënë se a e di se ku ndodhet dhe për çfarë arsye ndodhet aty, shkruan Reporteri.net.

“A e dini ku kemi ardhë dhe për çka kemi ardhë? A jeni e ndërgjegjshme për çka kemi ardhë dhe ku kemi ardhë? Atëherë, ju lutem përmbajuni rregullave”, ka deklaruar Gërvalla pas pjesëmarrjes në meshën solemne me rastin e festës së Shën Nënë Terezës.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese ka miratuar kërkesën e Listës Serbe për vendosjen e masës së përkohshme, lidhur me kërkesën që ka dorëzuar kjo parti të shtunën për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Sipas vendimit të Kushtetueses, masa e përkohshme është vendosur nga sot deri më datën 30 shtator, ashtu që deputetëve u ndalohet çdo veprim si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco