IPK arreston një polic të njësisë spciale

IPK arreston një polic të njësisë spciale

10:04, 04/09/2025

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative nën dyshimin për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”. 

Hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri, ku jeton i njëjti.

Është rekomanduar edhe suspendimi i tij.

“IPK në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të njëjtit. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco