Xhenio FSK dhe FARSH i Shqipërisë realizojnë trajnim të përbashkët për ndërtimin e urave ushtarake

Xhenio FSK dhe FARSH i Shqipërisë realizojnë trajnim të përbashkët për ndërtimin e urave ushtarake

19:49, 02/09/2025

Instruktorë të Forcës e Sigurisë së Kosovës nga Regjimenti i Xhenios po zhvillojnë trajnim për ndërtimin e urave ushtarake “Mabey Johnson” për xhenierët nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), raporton Gazeta Sinjali.

FSK-ja njofton se trajnimi është duke u bazuar në marrëveshjet bilaterale në mes dy ushtrive në fushat e interesit të përbashkët, në ngritjen dhe avancimit e kapaciteteve ushtarake.

Atasheu ushtarak nga FARSH, Kolonel Beqir Tafili, së bashku me KOMRXH OF4 Agron Xhekaj, vizituan sot ushtarakët gjatë zhvillimit të trajnimit dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së përbashkët mes dy forcave.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco