Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve për hapjen e fushatës zgjedhore

Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve për hapjen e fushatës zgjedhore

17:53, 02/09/2025

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur kryetarët e degëve të kësaj partie, me të cilët ka diskutuar për hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore me 13 shtator dhe organizimin zgjedhor.

Në njoftim thuhet se LDK hyn në këtë garë e përgatitur në çdo komunë, “me program të qartë e realist, duke ofruar zgjidhje konkrete për problemet e qytetarëve dhe një vizion të pastër për të ardhmen e Kosovës”.

“Me këta kandidatë ne ofrojmë udhëheqje të patër, të drejtë dhe të përgjegjshme. Para së gjithash ky rrugëtim është përtej një gare zgjedhore, është një betejë për të ardhmen e Kosovës!
Energjia, uniteti dhe përkushtimi i sotëm dëshmojnë se LDK është gati për fitore, gati për t’i dhënë Kosovës udhëheqjen që meriton!”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco