Arrestohet në Prizren personi i dënuar me 2 vite e gjysmë burgim për fajde

Arrestohet në Prizren personi i dënuar me 2 vite e gjysmë burgim për fajde

13:02, 02/09/2025

Policia e Kosovës në Prizren, pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë realizuar urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për personin e kërkuar I.M., 49 vjeçar, mashkull nga fshati Krushë e vogël, Prizren.

Sipas policisë, i njëjti ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me dy (2) vite e gjysmë burg për veprat penale ‘Fajde”.

“I dyshuari është dorëzuar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe garantimin e sigurisë publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco