Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare për tremujorin e dytë të vitit 2025, të hyrat dhe shpenzimet. Sipas të dhënave të ASK-së, shpenzimet e Qeverisë për tremujorin e dytë të këtij viti janë 784.9 milionë, nga 679.1 milionë euro sa kanë qenë në periudhën e njëjtë të vitit 2024, shkruan Reporteri.net.
Pjesën më të madhe të këtyre shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve, kontributet sociale dhe përfitimet, formimi i kapitalit bruto dhe konsumi i ndërmjetëm.
“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2025 ishin 784.9 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2024 ishin 679.1 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (28%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%); formimi i kapitalit bruto (15%); dhe konsumi i ndërmjetëm (14%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në raportin e ASK-së.
Shpenzimet e Qeverisë në tre mujorin e dytë të vitit 2025Krahas shpenzimeve, ASK-ja ka publikuar edhe të hyrat e Qeverisë për tremujorin e dytë të këtij viti, e të cilat sipas raportit janë rritur.
Gjithsej të hyrat e Qeverisë për këtë tremujor të dytë ishin 972.6 milionë euro, derisa të hyrat në periudhën e njëjtë të vitit 2024, 782.6 milionë euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet në produkte që paraqesin 64%; tatimet rrjedhëse në të ardhura (16%); aktivet dhe detyrimet financiare (10%). Ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
© SYRI.net