Osmani viziton shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta

Osmani viziton shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta

19:52, 01/09/2025

Me fillimvitin e ri shkollor, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar shkollën për fëmijët me nevoja të veçanta, Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë.

Ajo tha se “çdo buzëqeshje e këtyre fëmijëve na kujton se forca e vërtetë qëndron te dashuria, përkushtimi dhe gjithëpërfshirja”.

“Faleminderit mësueseve, heroinave të përditshme të këtij udhëtimi, që me durim, dije dhe zemër ndriçojnë rrugën e brezave të ardhshëm, përkundër sfidave të çdoditshme me të cilat ballafaqohen fëmijët me nevoja të veçanta dhe familjet e tyre”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco