Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Kryeparlamentari Dimal Basha ka nisur këtë “takim konsultativ” me vetëm dy nënkryetarë, Albulena Haxhiun dhe Emilija Rexhepin.
Nënkryetari i PDK-së, Vlora Çitaku, si dhe ai i LDK-së, Kujtim Shala s’po marrin pjesë në këtë takim.
Të dy partitë veçse kishin paralajmëruar gjatë vikendit se s’do të bëhen pjesë e këtij takimi. Për LDK-në e gjithë kjo që po ndodh është antikushtetuese, ndërsa PDK-ja e konsideroi të pakuptimtë thirrjen e këtij takimi.
Para këtij takimi, Kryeparlamentari Basha zhvilloi një “takim konsultativ” me Presidenten Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit të Kuvendit, Basha e ka informuar Presidenten “lidhur me përfundimin e seancës konstituive dhe bartësit institucionalë kanë diskituar për hapat e nevojshëm për t’u ndërmarrë më tej”.
© SYRI.net