Vetura godet këmbësorin te “Rruga C” në Prishtinë

Vetura godet këmbësorin te “Rruga C” në Prishtinë

10:29, 01/09/2025

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënë në “Rrugën C” në Prishtinë ku një person ka mbetur i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytet, Enis Pllana.

Ai bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësorë.“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco