Konstituimi i Kuvendit, Haziri: Një hap para e dy prapa – agjenda e fshehur po ecën

Konstituimi i Kuvendit, Haziri: Një hap para e dy prapa – agjenda e fshehur po ecën

17:15, 31/08/2025

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me konstituimin e tij, duke e përshkruar procesin si “një hap para e dy prapa”.

Sipas Hazirit, kur të gjithë besonin se zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve nga shumica politike dhe etnike përfaqësonte një hap përpara, ndodhi veprimi që ai e konsideron si dy hapa prapa.

“Ndarja e zgjedhjes së Nënkryetarëve të pakicave dhe dy hapa prapa. Asgjë e re. Më rëndësi që agjenda e fshehur po ecën”, shkruan Haziri në postimin e tij në Facebook.

Ai gjithashtu thekson se disa përfaqësues nuk kuptojnë ose nuk duan ta kuptojnë “frymën e Kushtetutës që bashkëpunimi është obligativ e jo vullnet”.

“Sa i përket të drejtave për komunitetet pakicë në Kosovë edhe vetë jam bindur tash se pse miqtë ndëkombatarë na kërkonin që t’i bënim e garantonim vetëm me mekanizma kushtetues”, shkruan tutje Haziri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco