“Votat aksidentale” për Emilija Rexhepin, nga LDK thonë se gabimisht e votuan për nënkryetare

“Votat aksidentale” për Emilija Rexhepin, nga LDK thonë se gabimisht e votuan për nënkryetare

16:47, 30/08/2025

Emilija Rexhepi është zgjedhur nënkrytare e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës të së martës, kur u zgjodh edhe Dimal Basha Kryeparlamentar. Pas zgjedhjes, ajo doli me një postim në Facebook, ku falenderoi deputetët që e votuan, përfshirë edhe ata të LDK’së.

Por, sot deputetë të kësaj partie, kanë deklaruar se vota e tyre për Rexhepin ka qenë gabim teknik, shkruan Reporteri.net.

Nënkryetarja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kanë votuar aksidentalisht, meqë kanë menduar se po votohen nënkryetarët si pako.

“E kemi pranuar, ka qenë një shkarje sepse nuk e kemi ditur që po bëhet ndarja. Ka qenë ѯështje e sekondave. Aksidentalisht e kemi votuar”, tha Bajrami, pas seancës.

Edhe deputeti tjetër i LDK’së, Arben Gashi, tha se ka qenë gabim votimi i tyre.

“Ai ishte një veprim që nuk ka qenë i parashikuar, dhe me sa kuptova, thjesht ka qenë një gabim teknik, sepse nuk ka dashur të marrë pjesë, meqë nuk e ka pritur që po ndodh diçka e tillë, për mendimin tim, ishte një gabim teknik”, ka thënë Gashi, para seancës së sotme”, ka thënë Gashi.

Nënkryetari nga komuniteti serb ende nuk është zgjedhur, por pavarësisht kësaj Kryeparlamentari Basha e ka cilësuar si të përmbyllur seancën konstituive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco