Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka konsideruar të përmbyllur seancën konstituive edhe pse s’është zgjedhur nënkryetari nga minoriteti serb.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo është shpërfillje e Kushtetutës e Rregullores, duke theksuar se Kuvendi konsiderohet si i konstituar vetëm pas zgjedhjes së pesë nënkryetarëve.
Ai e cilësoi këtë si vazhdim të lojës politike nga kryeminstri në detyrë, Albin Kurti, meqë tha se nuk i ka numrat për Qeveri.
“Kuvendi nuk është konstitutu. Vazhdim i lojës politike të Kurtit dhe vazhdimi I hezitimit të tij për me hy në afate kushtetues për Qeveri sepse si ka numrat për Kryeministër”, tha Krasniqi.
© SYRI.net