Eugen Cakolli: Seanca konstituive nuk mund të përmbyllet pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve

Eugen Cakolli: Seanca konstituive nuk mund të përmbyllet pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve

12:35, 30/08/2025

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Eugen Cakolli, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvend, duke thënë se seanca konstituive nuk mund të konsiderohet e përmbyllur pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.

Sipas tij, konstatimet e kryetarit Dimal Basha se Kuvendi është i konstituar “nuk kanë asnjë vlerë juridike” dhe ky “non-sens politik” tashmë mund të zgjidhet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata duhet të konstatojë dështimin e konstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor, ose të shpallë të pavlefshme dhe të përsëritet procedura e votimit për nënkryetarët e komuniteteve”, ka theksuar Cakolli.

Ai shtoi se edhe një herë tjetër u dëshmua se deputetët e kësaj legjislature nuk e meritojnë as pozitën, as funksionet që mbajnë, ndërsa qytetarët nuk e meritojnë një Kuvend kaq absurd.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco