Kryeparlamentari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka konsideruar Kuvendin si të konstituar dhe ka caktuar mbledhjen e parë të Kryesisë, ndonëse dështoi zgjedhja e nënkryetarit serb.
Kuvendi konsiderohet i konstituar vetëm pas zgjedhjes së pesë nënkryetarëve. Nga radhët e komunitetit serb, asnjë prej kandidatëve s’arriti t’i marrë votat e nevojshme.
“Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër sit ë vazhdojmë…meqenëse nuk ka mundësi tjetër se si të vazhdohet tutje, kjo seancë konsiderohet e mbyllur. Pas përmbylljes së seancës konstituive, konsideroj që Kuvendi duhet ta vazhdojë punën siç parashihet me Kushtetutë”, tha Basha.
Mbledhjen e thirri sot.
“Do t’i konsultoj anëtarët e zgjedhur te Kryesisë”, tha Basha.
Procesi për zgjedhjen e nënkryetarit me short vazhdoi edhe sot.
Të parës i ra shorti deputetes Miljana Nikolliq. Ajo nuk mori asnjë votë për në të tri herat kur emri i saj u hodh në votim radhazi.
Votat e nevojshme dështuan t’i marrin edhe Nenad Rashiq dhe Igor Simiq.
© SYRI.net