Me një vonesë prej gati 1 orë, ka nisur seanca konstituive ku do të votohet për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Në sallë janë të pranishëm 104 deputetë. Deputetët e AAK’së dhe Nismës nuk po marrin pjesë në seancë.
Kryeparlamentari Dimal Basha ka vendosur që të vazhdohet me short për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, ku edhe ka ngecur në gjysmë konstituimi i Kuvendit.
“Janë edhe gjashtë votime dhe tre kandidatë”, tha Basha.
Të parës i ra shorti deputetes Miljana Nikolliq. Ajo nuk mori asnjë votë për në dy raunde kur emri i saj u hodh në votim radhazi.
Sot është mundësia e fundit për Nenad Rashiq, emri i të cilit është hedhur deri tash në votim dy herë, por që s’ka arritur të marrë votat e nevojshme.
© SYRI.net