Murati: Duke mos e votuar Rashiqin, PDK, LDK e AAK po i’a ruajnë nënkryetarin Listës Serbe

Murati: Duke mos e votuar Rashiqin, PDK, LDK e AAK po i’a ruajnë nënkryetarin Listës Serbe

16:40, 29/08/2025

Deputetin i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka bërë një reagim lidhur me procesin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Me mos votimin e Nenad Rashiq që e përkrah VV’ja, Murati thotë se PDK, LDK dhe AAK po e ruajnë pozitën e nënkryetarit për dikë të Listës Serbe, shkruan Reporteri.net.

“Vetëm se duke mos pasur guximin politik ta votojnë qysh tash dikë të Listës Serbe, po presin derisa çështja të shkojë në Gjykatë Kushtetuese (për këtë edhe u bënë kinse e përjashtuan nga AAK deputetin Adem Hoxha, që ai t’ia sigurojë nënshkrimin e 10-të Listës Serbe), me shpresën që Gjykata Kushtetuese i nxjerr nga situata, që pastaj të thonë se “s’patëm qare pa votu se na detyroi Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, nuk shkelet Kushtetuta nëse zgjidhet Rashiq si nënkryetar.

“Pretendimi i opozitës se gjoja vetëm një deputet i Listës Serbe mund të zgjedhet nënkryetar i Kuvendit se përndryshe po u shkelka Kushtetuta, është i pavërtetë. Kushtetuta e thotë që nënkryetari duhet të jetë nga radhët e deputetëve që përfaqësojnë komunitetin jo-shumicë serb, kaq. Pra nuk ka ekskluzivitet apo monopol Lista Serbe në këtë rast”, ka shkruar Murati.

Ndryshe, konstituimi i Kuvendit ka ngecur pikërisht tek zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, tash e dy seanca

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco